Video

29/09/2014 19:18:25

Dita kundėr dhunės: rrota e kohės

pėr hermesnews Rene Wadlow






HermesNews - Pėrdorimi i veprimeve jo tė dhunshme nuk do tė thotė nėnshtrim zemėrbutė ndaj vullnetit tė sė keqes, por vendosja e shpirtit kundėr vullnetit tė tiranit. Qasja jo e dhunshme nuk mund tė ndryshojė zemrėn e shtypėsit menjėherė, por ajo sė pari ndez diēka pėr zemrat dhe shpirtrat e atyre qė janė tė angazhuar pėr tė luftuar dhunėn. Kjo gjė kėrkon burime force dhe kurajoje qė njerėzit nuk dinin se i kishin, por nė fund e arrin kundėrshtarin dhe nxit ndėrgjegjen nė mėnyrė qė pajtimi tė bėhet realitet.

2 Tetori ėshtė shpallur dita kundėr dhunės nga Asambleja e OKB-sė. Dita ishte zgjedhur pasi pėrkonte me pėrvjetorin e lindjes sė Mahatma Gandhi, jeta dhe mendimi i tė cilit ėshtė i lidhur me veprimin jo tė dhunshėm. Kėtė vit 2014 dita kundėr dhunės festohet nė dritėn e valės paqėsore pas protestave nė Hong Kong, nėn flamurin "Dashuri dhe Paqe" duke filluar atė qė udhėheqėsit e saj e kanė quajtur epoka e mosbindjes civile. Siē ka thėnė njė nga udhėheqėsit, "Si rrota e kohės ka arritur nė kėtė pikė, ne kemi vendosur qė tė rilindim dhe tė veprojmė."

Rrota e kohės (Wheel of time) i referohet mėsimeve Kalachakra tė pėrhapura nga India nė Tibet dhe nė Kinė, mė pas drejt BEsė. Ėshtė njė tekst profetik teorikisht i bazuar nė mėsimet e Budės. Tekstet origjinale indiane kanė humbur dhe tani ka ngelur vetėm versioni tibetian, nga i cili ėshtė pėrkthyer nė anglisht, pjesėrisht nga specialisti George Roerich, i biri i piktorit rus, mistiku Nikolas Roerich. Kalachakra ka qenė i njohur nė qarqet ezoterike mes budistėve kineze dhe pėrdorimi i termit nga liderėt jo tė dhunshme nė Hong Kong nuk ėshtė e rastėsishme.

Mėsimet Kalachakra thonė se njė epokė e re, njė moshė e re, do tė fillonte 1000 vjet pas mėsimeve origjinale. Ciklit 1000 vjet do t'i jepet fund tani qė era e re po fillon. Epoka e re ėshtė e bazuar nė dialog, jo dhunė. Aspekti i parė i epokės sė re sipas Kalachakra ėshtė se ēdo individ ka fatin pėr tė arritur majėn apo potencialin e tij tė evolucionit tė iluminizmit. Nga kjo mundėsi e iluminizmit vjen parimi i jo dhunės: secila jetė ėshtė e shenjtė dhe secili nga ne ka pėrgjegjėsi universale pėr tė ndihmuar nė krijimin e njė shoqėrie tė padhunshme.

Drejtuesit e protestave nė Hong Kong shpesh janė studentė dhe profesionistė tė rinj. Ata kanė cituar Martin Luther King si model pėr akte tė orkestruar me kujdes tė mosbindjes civile dhe i kanė bėrė thirrje Kombeve tė Bashkuara pėr t'i mbėshtetur pėrpjekjet e tyre pėr zgjidhje demokratike. Ata shpresojnė, pavarėsisht arrestimeve dhe brutalitetit tė policisė, nė njė pikė, veprime jo tė dhunshme tė drejtpėrdrejta, guxim dhe dashuri. Kėto mund tė shkaktojnė njė reagim reciprok tek kundėrshtari.

Tė tilla veprime mund tė ndezin shkėndijat e mirėsjelljes njerėzore. Qėllimi i veprimit jo tė dhunshėm nuk ėshtė shtypja ose mposhtja, por transformimi i personave qė janė sot armiq. Ata mund tė jetojnė sipas pjesės mė tė mirė tė natyrės njerėzore jo nga dhuna dhe hakmarrja e cila ka qenė karakteri dominues i politikės kineze.

E ardhmja e njė shoqėrie mė liberale ėshtė duke u paraqitur kėto ditė jo vetėm pėr Hong Kong, por pėr tė gjithė Kinėn. Rrota e kohės ka arritur pikėn e fillimit tė epokės sė re dhe se ėshtė koha qė tė rilindim e tė veprojmė.

HermesNews - ©2014